
Autoritetet hetimore në Shqipëri nuk e kanë përcaktuar ende kategorinë e rrezikshmërisë të përmbi 800 tonëve të sekuestruara për llogari të hetimeve të Prokurorisë Durrës.
Ndërkohë, grupi hetimor vazhdon të presë përgjigje nga institucionet vendase për listën e ekspertëve që do të ngarkohen nga hetuesit për të përcaktuar kategorinë e mbetjeve.
Prokuroria e Durrësit tha se po vazhdon hetimet për transportim mbetjesh, kontrabandë me mallra të ndaluara dhe shpërdorim detyre e megjithëkëtë, procedimi vazhdon i regjistruar pa emra konkretë të dyshuarish.
Kontenierët që kishin si destinacion Tajlandën të kthyer në Shqipëri dhe nën sekuestro nuk janë hapur ende, mbasi grupi i hetimit nuk ka gjetur listën e ekspertëve që do të kryejnë analizat shkencore të mbetjeve industriale, dërguar sipas një marrëveshjeje eksporti nga shoqëria Sokolaj që i kishte blerë nga kompania Kurum në Elbasan.
Grupi i hetimit tha se ka sekuestruar edhe këtë vendim të ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila i ka hequr operatorit Sokolaj licencën për transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Kontrollet kanë konstatuar se Sokolaj nuk ka përmbushur kushtet e licencës.
Ky hetim administrativ është kundërshtuar gjyqësish në gjykatën administrative.
Gjykata administrative nuk ka shpallur ende vendim, ku palë janë veç subjektit privat edhe agjencia kombëtare e mjedisit që përmes drejtorisë së inspektimit e ka gjobitur Sokolajn dhe masën e 1 milionë e 300 mijë lekëve./TCH
Lini një Përgjigje