
Gazetari Sokol Bregu ka folur lidhur me goditje e grupit të “Çopjave”, në Elbasan. Nëntë persona kanë rënë në pranga pas operacionit ndërkombëtar të zhvilluar nga Europol, si vijim i operacionit “Gorgon”.
Bregu tha që fakti që lëvizin 25 milionë euro në kriptovalutë tregon që perandoria e pasurisë së grupit është jashtëzakonisht e madhe.
Ndërsa tregoi skemën se si lëviznin paratë, përfshirjen e dy vëllezërve Çopja, gazetari u shpreh se këta të fundit janë mbase trafikantët me më shumë para në Shqipëri.
“Është në bazë të dy operacioneve të mëparshme ky operacion i tretë. Fillimisht ajo që duhet të them është që ne s’e dimë cilët janë shqiptarët e përfshirë, për shkak se arrestimi ndodh në Spanjë. E ka në praktikën e saj të mbulojë fytyrat dhe s’i bën me dije identitetet. Çështja lidhet me Shqipërinë dhe bëhet fjalë për miliona euro në kriptomonedha. Janë kapur vetëm 35 mijë euro cash, që janë për shërbime personale, pagim qiraje, pagim jetese, dhe gjithçka është në kriptomonedhë, që janë sekuestruar 25 milionë euro kriptomonedhë.
Hetimi ka nisur në vitin 2021, nga një histori e rastësishme në Spanjë. Duke bastisur një shtëpi që mendohej se ishte e trafikantëve të drogës, gjenden kartomonedha 5 euroshe me mbishkrimeve. Aty kishte emra të personave pritës së parave. Europol mori në dorë hetimet, koordinoi dhe rezultoi që personi që kishte shënuar 5 eurot ishte britanik dhe ishte person që lëvizte para. Bëhet fjalë më shumë për lëvizje parash, se sa pastrim. Aty nis një hetim ku dalin edhe shqiptarët.
Edhe e sotmja është një derivat i hetimeve që rrodhën nga Sky Encro Chat. Del operacioni ‘Gorgon’ që lidhet me dy vëllezërit Çopja, që e kemi thënë që janë mbase trafikantët me më shumë para në Shqipëri. Del që nga Shqipëria kanë lëvizur miliona euro. Në 1 gusht u bë publik operacioni, që kalohet me një fjali nga SPAK, që shtetasi Franc Çopja, me anë të Exchange-ve të kriptomonedhave kishte dërguar nga Shqipëria sasi të jashtëzakonshme parash. Një pjesë e tyre ishte për vrasje me pagesë.
Ajo që është goditur sot në Spanjë ka në lidhje me Bullgarinë, Shqipërinë, Belgjikën, Holandën, Dubain, Spanjën vet, dhe lidhen me mënyrën se si lëvizen paratë. Krimi kërkon shume para cash për të blerë vrasje me pagesë. SPAK, të dhënat që do marrë nga Europol dhe Spanja do t’ia bashkëngjis dosjes së famshme të hetimit. Unë e shoh të pamundur gjykimin, pasi një nga personat kryesor ndodhet në Dubai dhe vështirë të ekstradohet, dhe një tjetër që është nën hetim për Vrasje në Belgjikë. Një gjykim pa dy personat kryesorë do ishte i pamundur. Faktin që lëvizin 25 milionë euro në kriptovalutë tregon që perandoria e pasurisë së tyre është jashtëzakonisht e madhe”, u shpreh gazetari për “MCN”.
Lini një Përgjigje