
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Matthew Miller, ka paralajmëruar se SHBA do të sanksionojë shtatë individë dhe entitete për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të Presidentit të Republika Srpska, Mirolad Dodik.
Me anë të një njoftim në Twitter, ai tha se do të sanksionohet gjithashtu edhe një politikan i Bosnje-Hercegovinës.
“SHBA po sanksionon shtatë individë dhe entitete për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të Presidentit të Republika Srpska Dodik. Ne po sanksionojmë gjithashtu një politikan të Bosnje-Hercegovinës, i cili shërben si lehtësuesi kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodik”, shprehet ai.
Kujtojmë se javën e shkuar u shpall non-grata nga DASH ish-zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Lini një Përgjigje