TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2024, 10:21

U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndihmojë 14-vjeçarin Luis Meçja që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, më 18 Nëntor, pas një përleshje mes nxënësve, ku humbi jetën fatkeqësisht shoku i tij, Martin Cani.

Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë së Dinamo City ka pasur nevojë për fizioterapi, teksa familjarët u shprehën se do ta dërgonin edhe jashtë vendit për kurim.Por tani është ndërmarrë nisma nga FSHF, që futbollisti të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar, në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”.

“Shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit”, thuhet në njoftimin e FSHF, e cila i uron edhe shërim të plotë futbollistit Luis Meçja dhe ‘rikthim sa më të shpejtë në fushë’.

Për ngjarjen e rëndë ka një 14-vjeçar të arrestuar, që ndodhet nën arrest nga Gjykata.

Mario Përlleshaj është marrë në pyetje në një seancë maratonë nga prokurorja e çështjes si autor i dyshuar i vrasjes së bashkmoshatarit të tij.

Dëshmia e dhënë e 14-vjeçarit po mbahen në sekret të plotë.

Gjithashtu, autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.

Në vazhdën e hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit Luis Meçja dhe kushëririt të tij të parë, i cili ndodhej aty kur ndodhi vrasja.

14-vjeçari Mecja pretendon se ka pasur një autor të dytë të dyshuar, ndërsa kushëriri i tij nuk ka identifikuar asnjë të mitur tjetër që të ketë patur thikë me vete në vendngjarje.

Ndërkohë përmes avokatit të tij, Mario Përlleshaj iu është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentat e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente.

 

Lini një Përgjigje