
Në pjesën e dytë do të jemi me Edith Harxhin, anëtare e Kryesisë së PD-së, për të bërë një analizë mbi hapjen e kapitujve për Shqipërinë.
Sonte në ''Të Pashoq'' vijnë analiza mbi aktualitetin, por jo vetëm, me 3 të ftuar ne studio. Në pjesën e parë do të jemi me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca për të bërë një bilanc të vitit 2024 për çështjet më të ndjeshme dhe ato që bënë bujë mediatike, që nga vrasja e Eglit në Pogradec e deri te vrasja e Martinit të vogël në Tiranë. Femicidi si një ndër plagët më të mëdha të vendit tonë, problemtaikat nëpër burgje, kryesisht mbipopullimi etj.
Në pjesën e dytë do të jemi me Edith Harxhin, anëtare e Kryesisë së PD-së, për të bërë një analizë mbi hapjen e kapitujve për Shqipërinë, konkluzionet e Këshillit të BE-së, takimin ndër parlamentar Shqipëri-Kosovë, opozitën, drejtësinë, diasporën, zgjedhjet etj. Në pjesën e tretë do të jemi me artisten Irini Qirjako, për të folur mbi bujën e madhe qe shkaktoi rasti i Parashqevi Simakut.
A po abuzohet me këtë? Rrëfimi për takimet dhe tentativat për të rivënë kontaktet në SHBA me këngëtaren e famshme të viteve '80! Kush ishte Parashqevi Simaku në atë kohë? Braktisja e artistëve nga shteti etj. Na ndiqni sonte që prej orës 21:00 në ''Të Pashoq''.
Lini një Përgjigje