TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2024, 07:30

Rriten lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Rriten lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

moti

Lini një Përgjigje