TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2025, 12:17

Situata me zjarret në vend, 7 vatra aktive

Shkruar nga Pamfleti

Situata me zjarret në vend, 7 vatra aktive

Zjarret vijojnë të përhapen në disa zona të Shqipërisë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Vatrat më problematike janë regjistruar në Parkun Kombëtar të Lurës (Dibër), në Zall Gjoçaj (Mat), Dukat (Vlorë), pylli i gështenjës në Shmil (Elbasan), Shkopet (Lezhë), Vernik dhe Dishnicë (Korçë). Në ndihmë kanë ndërhyrë 155 trupa të Forcave të Armatosura me 21 mjete, si dhe helikopterë ushtarakë që kryen disa misione ajrore për shuarjen e flakëve.

Vatrat nën monitorim janë në Bulqizë dhe Mallakastër, ndërsa sipërfaqet më të prekura janë me shkurre dhe bimësi, me mbi 269 hektarë tokë të djegur dhe rreth 30 rrënjë ullinj të shkatërruara.

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatre të dyshuar pranë strukturave përkatëse, ndërsa kushtet meteorologjike mbeten pa reshje, duke e rritur rrezikun për zjarr në qarqet Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në terren, të angazhuara pa ndërprerje në përpjekjet për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin.

Lini një Përgjigje