
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me një postim në rrjetet sociale në lidhje me atë që e konsideron si ‘varrosje të blegtorëve dhe baxhove që prodhojnë djathë’ në emër të sigurisë ushqimore.
Braçe ka publikuar rastin e kontrollit të Administratës Tatimore në një baxho në Zharnec të Divjakës, ku janë sekuestruar 33 mijë kg djathtë dhe i kanë vendosur edhe një gjobë prej 40 milionë lekësh me argumentin se pronari nuk ka fatura tatimore.
“E dija që kështu do të shkonte. i kanë kërkuar faturat për qumështin e marrë nga blegtorët dhe fshatarët. i kanë bërë inventar dhe i kanë marrë djathin dhe tani do t’i marrin edhe paratë!
Djathin nuk ia kanë sekuestruar sepse përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore, pra nuk është djathë me qumësht pluhur e vaj palme, por djathë i vërtetë nga qumështi i fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut e Divjakës. Por nuk ka faturë për atë qumësht!
Dhe natyrisht, askush që prodhon djathë të vërtetë nuk i ka ato fatura. Faturat i kanë ata që përdorin qumësht pluhur e vaj palme, ata që ambalazhojnë bukur dhe bëjnë "djathë industrial". Ata i kanë faturat gati, se nuk kanë problem!
Nëse bën djathë të vërtetë, nuk pret dot faturë. Nuk del me leverdi, humb para, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë!”, shkruan Braçe.
Postimi nga Erion Braçe
Divjakë – Atje ku prodhohet djathi
Kjo nuk është rikthim i sigurisë ushqimore; kjo është varrosja e një punëtori!
Që nga pasditja e së shtunës deri dje në orën 02:00 të mëngjesit, Administrata Tatimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kanë ushtruar kontroll në një baxho të vogël në Zharnec, Divjakë – në pronësi të Tan Mebellit. Në përfundim të kontrollit, i kanë sekuestruar 33,000 kilogramë djathë, prodhim i muajve të tërë për sezonin turistik dhe i kanë vendosur një gjobë prej 40 milionë lekësh!
Mos u habisni! E dija që kështu do të shkonte. i kanë kërkuar faturat për qumështin e marrë nga blegtorët dhe fshatarët. i kanë bërë inventar dhe i kanë marrë djathin... dhe tani do t’i marrin edhe paratë!
Tani, habiteni:
Djathin nuk ia kanë sekuestruar sepse përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore, pra nuk është djathë me qumësht pluhur e vaj palme, por djathë i vërtetë nga qumështi i fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut e Divjakës. Por nuk ka faturë për atë qumësht!
Dhe natyrisht, askush që prodhon djathë të vërtetë nuk i ka ato fatura. Faturat i kanë ata që përdorin qumësht pluhur e vaj palme, ata që ambalazhojnë bukur dhe bëjnë "djathë industrial". Ata i kanë faturat gati, se nuk kanë problem!
Nëse bën djathë të vërtetë, nuk pret dot faturë. Nuk del me leverdi, humb para, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë!
Kjo është e vërteta!
Tani kam një pyetje për Administratën Tatimore:
Në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit keni bërë ndonjëherë një inventar të tillë me bazë faturash? Në cilën?
Me Tanin dhe gjithë zonën e bregut të lagunës së Divjakës keni mbaruar punë, e keni varrosur!
Por nëse shkoni të kërkoni fatura dhe të bëni inventar te fabrikat e mëdha, do të duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiskal, pjesa më e madhe prej tyre të nxitura nga vetë ne, nga skema e TVSH-së që i imponuam bujqësisë dhe blegtorisë në vitin 2018!
Tan, desha të vija tek ty, por nuk vi dot... më vjen turp!
Më vjen turp për atë që të kanë bërë.
Më vjen shumë ndjesë!
Lini një Përgjigje