
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Gjykatës iu deshën plot 7 muaj për të marrë një vendim lidhur me kalimin ose jo për gjykim të dosjes ku krahas Berishës, i pandehur është edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, një prej të pandehurve të dosjes ‘Partizani’ e cila ka kaluar për gjykim në GJKKO, duket se ka pasur një përplasje me avokatin e tij Genc Gjokutaj, lidhur me përbërjen e trupës gjykuese.
Dosja Partizani do të gjykohet nga 3 gjyqtarët Elsa Ulluri, Rudina Palloi dhe Bib Ndreca. i pyetur nëse ka kontestime lidhur me emrat, Berisha tha se nuk ka asnjë kontestim. “Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do paraqiten. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genci Gjokutaj dhe Klodina Gjyzari. Do të paraqitem sa herë të jetë nevoja dhe kur ta mendoj të arsyeshme se duhet të jem i pranishëm”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë që ish-Kryeministri deklaronte se nuk kishte asnjë kontestim lidhur me përbërjen e trupës gjyqësore, avokati i tij Genc Gjokutaj paraqiste në GJKKO kërkesën për përjashtimin e të gjithë trupit gjykues.
Reagimi i Gjokutajt erdhi pasi kryesuesja e trupës, Elsa Ulliri, relatoi se kryetari i GJKKO-së ka vendosur mos pranimin e dorëheqjes së saj nga gjyqtarja.
“Kërkojmë të gjykohemi nga një gjykate të paanshme. Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme kontrollohen nga SPAK. Gjyqtaret e Gjykatës së Posaçme janë në moritorim të vazhdueshëm gjë që nuk përmbush kushtet e pavarësisë së kësaj gjykate. Kjo mbikëqyrje e gjykatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur”, tha Gjokutaj.
Kërkesat për ndryshime të trupës gjykuese janë një procedurë që ndiqet jo rrallë nga avokatët, gjatë proceseve penale, dhe që synojnë zvarritjen apo shtyrjen e nisjes së procesit apo një vazhdimësi normale të seancave.
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Gjykatës iu deshën plot 7 muaj për të marrë një vendim lidhur me kalimin ose jo për gjykim të dosjes ku krahas Berishës, i pandehur është edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë që do të jetë një proces i gjatë. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje