TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2025, 11:33

Javë përvëluese, meteorologu: Temperaturat do të shkojnë 41 gradë 

Shkruar nga Pamfleti
Javë përvëluese, meteorologu: Temperaturat do të
Hakil Osmani

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje “live” për Euroneës Albania, paralajmëroi se vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave shumë të larta dhe kthjellimeve të gjata.

“Kushtet atmosferike gjatë kësaj jave do të vijojnë të jenë të qëndrueshme, me temperatura të larta, sidomos në orët e mesditës. Sot pritet që termometri të shënojë deri në 39°C, ndërsa të enjten dhe të premten do të arrijë kulmin me vlera maksimale deri në 41°C, veçanërisht në qarqet e Elbasanit, Beratit dhe zonat më të izoluara të këtyre qarqeve,” deklaroi Osmani.

 

 

Lini një Përgjigje