TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 20:53

“Shpresa po vdes”, Tupja: Punët në Shqipëri po ecin shumë keq, përgjegjësi të madhe kanë politikanët

Shkruar nga Pamfleti

“Shpresa po vdes”, Tupja: Punët në Shqipëri po ecin

Profesori, shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, në një intervistë televizive foli për ngjarjet kryesore të vitit 2023.

Ai u shpreh se viti që po lëmë pas ishte zhgënjyes dhe se punët në Shqipëri nuk po ecin mirë.

Zhgënjyes në kuptimin që po i largohemi asaj gjendjeje së cilës ëndërrojmë ti afrohemi. Ka një farë fataliteti në kuptimin që punët nuk po ecin mirë.

Punët në Shqipëri po ecin shumë keq. Unë personalisht jam shumë i zhgënjyer, sepse bëjmë atë që nuk duhet bërë.

Dhe për këtë përgjegjësi të madhe kanë politikanët tanë. Unë shikoj që shpresa po vdes, në mos ka vdekur por ende nuk është varrosur.

Nuk mund të themi më shpresa vdes e fundit sepse shpresa është zhdukur. Ska më shpresë. Të rinjtë duan të largohen, fshati u zbraz”, tha Tupja në “Ora News”.

edmond tupja shqipëria

Lini një Përgjigje