TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 18:51

Hetimi ndaj Beqajt, zbulohen emrat e personave që ju kontrolluan banesat; në skaner bashkëpunëtori i ngushtë i ish-ministrit

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi ndaj Beqajt, zbulohen emrat e personave që ju kontrolluan banesat;

Zbulohen emrat e personave të cilët u vunë dje në sitë nga SPAK. Sipas informacioneve, agjentët e BKH kanë krye kontrolle në banesat, makinat dhe bizneset e shtetasve Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.

Personi kyç që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Ilir Beqajt, është shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij.

Madje edhe automjeti personal që përdor Ilir Beqaj , rezulton në emër të Ermal Kurtulaj si një pasuri e dyshuar e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

 

Lini një Përgjigje