TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 16:57

Nuk paraqitën kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës, avokatët e Berishës fajësojnë GJKKO: Nuk na vuri në dispozicion dokumentet!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk paraqitën kërkesën për përjashtimin e Irena

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë reaguar pas njoftimit të GJKKO-së, se ende nuk ka asnjë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në pretendimin e tyre, avokatët e Berishës akuzojnë GJKKO-në se nuk i kanë vënë në dispozicion një vendim i cili duhej për të përgatitur kërkesën për përjashtim të gjyqtares Gjoka.

“GJKKO të informojë, se cila është arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, u shprehën ata në reagimin e tyre.

gjkko berisha irena gjoka

Lini një Përgjigje