TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2023, 16:31

Lojë si “macja me miun”/ Avokatët e Berishës asnjë kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, manovra me afatet

Shkruar nga Pamfleti
Lojë si “macja me miun”/ Avokatët e Berishës
Berisha, Gjokutaj dhe Irena Gjoka

GJKKO ka dalë me një njoftim për mediat, ku bën me dije se nuk ka asnjë kërkesë për përjashtimin e Gjokës dhe duket se po luhet me afatet.

Procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës duket se është kthyer në një lojë si “macja me miun”. Avokatët po lëvizin çdo gur për të shtyrë sa më gjatë të munden arrestimin e ish-kryeministrit dhe po përdorin kartën e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka.

Por edhe pse nesër do të jetë seanca për të vendosur mbi masën e sigurisë për Berishën, avokatët e tij as sot nuk kanë bërë një kërkesë zyrtare.

Dje pritej vendimi për të vendosur në “arrest shtëpie” Berishën, por seanca u shty sepse avokatët e tij u shprehën se do të kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe ligji u jep 3 ditë afat. Gjoka e pranoi kërkesën dhe e shtyu për të shtunë në orën 12.00 seancën.

Por pak më parë GJKKO ka dalë me një njoftim për mediat, ku bën me dije se nuk ka asnjë kërkesë deri më tani dhe duket se po luhet me afatet. Sipas ligjit, afati është tejkaluar dhe tani ata nuk mund të kërkojë më përjashtim, por mbetet të shohim si do të veprojë gjykata.

Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin”, njoftoi GJKKO.

Më pas pati dhe një reagim nga vetë avokatët e Berishës, të cilët akuzojnë gjykatën se ka vonuar vënien në dispozicion të dokumenteve.

GJKKO të informojë, se cila është arsyeja që deri në orarin zyrtar nuk vuri në dispozicion vendimin e papranueshmërisë së kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, u shprehën ata në reagimin e tyre.

Berisha akuzohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ndaj tij GJKKO vendosi fillimisht “detyrim paraqitje”, ndërkohë që ndaj dhëndrit të Berishës u lëshua urdhër-arresti, që Apeli më pas e la edhe Jamarbër Malltezin në “arrest shtëpie”. Por Berisha e sfidoi drejtësinë. Ai nuk pranoi të zbatonte masën e sigurisë dhe SPAK ju drejtua me një kërkesë Kuvendit, duke kërkuar që t’i hiqej imuniteti. Kuvendi e pranoi kërkesën dhe SPAK kërkoi në GJKKO “arrest në banesë”, si dhe ruajtje me polic te dera dhe ndërprerje të kontakteve me persona jashtë familjes. /Pamfleti

Lini një Përgjigje