TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2024, 11:57

Shantazhi i kreut të SHISH ndaj ‘Pamfleti’-t, reagon Shoqata e gazetarëve Europianë: Kjo është e rëndë, të nisin urgjent hetimet!

Shkruar nga Pamfleti

Shantazhi i kreut të SHISH ndaj ‘Pamfleti’-t, reagon Shoqata e

Lidhur me këtë skandal, ka reaguar Shoqata e gazetarëve Europianë, teksa ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Editori i “Pamfleti” Gjergj Zefi është përballur me një tjetër shantazh të rëndë dy ditë më parë, ku një person e ka kërcënuar në emër të Vlora Hysenit, Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke kërkuar heqjen e një shkrimi të publikuar.

Personi ka marrë me këtë numër telefoni; +355697501908, ku ka përdorur një fjalor të rëndë.

 “Ky është fillimi i luftës së egër ndaj teje” i është drejtuar gazetarit Zefi, e më pas numri është bllokuar.

Lidhur me këtë skandal, ka reaguar Shoqata e gazetarëve Europianë, teksa ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Shoqata e gazetarëve Europianë shprehet se ky shantazh është i papranueshëm dhe se policia e shtetit duhet që urgjentisht të fillojë një hetim dhe të vendosë para përgjegjësisë personat që janë përfshirë.

Sipas kësaj shoqate, e bën më urgjente hetimin e plotë fakti që në lajmin e publikuar nga Pamfleti, dalin emrat e 2 vëllezërve të akuzuar për trafik droge.

Shoqata e gazetarëve Europian, dënon kërcënimet ndaj gazetarit Gjergj Zefi!

Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësim për kërcënimet ndaj gazetarit dhe drejtuesit të portalit  Pamfleti Gjergj Zefi. Kërcënimet ndaj tij, vijnë si pasojë e publikimit të një lajmi, në ushtrim të detyrës së tij.

Kërcënime të tilla që vijnë si pasojë e punës së gazetarit Zefi janë të papranueshme dhe shumë të rënda, AEJ Shqipëri i bën apel policisë së shtetit që urgjentisht të fillojë një hetim dhe të vendosë para përgjegjësisë personat që janë përfshirë.

Ndërkohë në lajmin e publikuar nga Pamfleti, dalin emrat e 2 vëllezërve të akuzuar për trafik droge me numër gjithashtu, çfarë e bën urgjente hetimin e plotë. AEJ Shqipëri do të informojë edhe platformat europiane për lirinë e medias.”-thuhet në reagimin e Shoqatës së gazetarëve Europianë.

Kujtojmë se një vit më parë, drejtuesi i Pamfletit, Gjergj Zefi u përball me një atentat para redaksisë, e akoma sot fajtorët, por dhe urdhërdhënësit janë të lirë.

Lini një Përgjigje