
Një prej personave më të kërkuar nga autoritetet e vendit tonë, Durim Bami tashmë është lënë i lirë në Dubai.
I 'forti i Niklës' u arrestua në Dubai më 12 qershor dhe u mbajt në paraburgim sipas periudhës së parashikuar nga autoritetet atje dhe tashmë Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë.
Avokati Edmond Petraj thotë se Durim Bami nuk është në vëzhgim policor në Dubai, por ka ndryshuar masa e sigurisë ndaj tij.
Petraj u shpreh se Bami është me masën detyrim paraqitje.
Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Softa deklaroi se Bami mund të deportohet në Shqipëri.
Edmond Petraj: Është një detyrim paraqitje, nuk është në vëzhgim. Situata që ka ardhur dhe ka arritur deri në këtë pikë, është pasojë e një procedure, letrat nuk kanë arritur të bëhen në kohën e duhur. Unë mendoj që ai nuk arrin dot të vijë në Shqipëri. Edhe mund të ndodhë, varet nga institucionet. Në kushtet që jemi Durim Bami është lënë i lirë, me detyrim paraqitje.
Fatjon Softa: Kalimi i afateve për procedurë, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë. Ka ndryshuar masa e sigurisë. Ka kaluar nga arrest me burg, në detyrim paraqitje. Nuk është lënë i lirë, por ka ndryshuar masa e sigurisë. Për shkak të mungesës së marrëveshjeve dhe legjislacioni që ka Dubai, nuk e njeh marrëveshjen e ekstradimit, janë kërkuar masa të tjera, për deportimin e dy figurave të tjera të krimit. Mendoj se është çështje kohe që edhe Durim Bami të ndjekë të njëjtin fat si Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Lini një Përgjigje