TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2024, 07:20

“Kurti është antiamerikan”, Ngjela për hapjen e Urës së Ibrit: Do të ketë dy skenarë!

Shkruar nga Pamfleti

“Kurti është antiamerikan”, Ngjela për hapjen e

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar vendimin e Albin Kurtit për hapjes e Urës së Ibrit.

Ai thotë se Kurti po merr përsipër një vendim të rrezikshëm politik, ku sipas tij ose do të ikë si kryeministër, ose do të fitojë në mënyrë brilante.

“Fakti që Uashington e konsideron si acaruese, Kurti dihej të tërhiqej. Tani kryeministri si i pavarur merr një akt, që quhet i rrezikshëm në politikë, që rrjedhin dy forma të asaj që do ndodhin. Ose do ikë kryeministri, ose do fitojë kryeministri në mënyrë brilante. Ai ka po të hapë urën siç e do ai, ka një fitim x ekonomik, i konsiderueshëm për buxhetin e Kosovës, por mund të ketë dhe një rrezik që mund të vijë dhe nga Serbia. Një politikan i zgjuar duhej të ketë koordinim me Uashtingtonin. Kurti duhet ta ketë mirë parasysh këtë, pavarësisht se është antiamerikan”, tha ai.

Lini një Përgjigje