TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2024, 20:38

“Dubai nuk është më i sigurt”, Karamuço zbulon “parajsën” e re të kriminelëve shqiptarë!

Shkruar nga Pamfleti

“Dubai nuk është më i sigurt”, Karamuço zbulon

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Durim Bami është liruar nga qelia në Dubai dhe për të mund të ndiqet e njëjta procedurë si me Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karamuço u shpreh se tashmë Dubai nuk është më një strehë e sigurt e personazheve të botës së krimit. Sipas Karamuços, shumë prej tyre po lëvizin në drejtim të Turqisë.

Me sa jam në dijeni unë, është liruar nga qelia, ka një masë sigurie, ndërkohë dhe nëse do ndiqet e njëjta procedurë, ne do kemi disa avionë me persona me rrezikshmëri të lartë që do vijnë nga Dubai në drejtim të burgjeve shqiptare me këta lloje personazhesh. Dubai për ta, nuk është më strehë e sigurt dhe di që disa prej tyre kanë marrë masat dhe po lëvizin dhe në drejtim të vendeve të tjera, pse jo dhe në Turqi, ku kanë gjetur edhe streha ilegale, sepse e kuptuan tani që Dubai nuk është më strehë e sigurt. Kaq urgjente është bërë situata.

Kemi parë disa eksponentë të krimit të organizuar, shumë të fuqishëm të cilët janë strehuar prej vitesh, madje edhe familjet e tyre i kanës trehuar në Turqi. Ka disa zona në Turqi ku mund të shkosh dhe të fshihesh, por edhe aty je i sigurt, për shkak se bashkëpunimi ynë me policinë turke ka qenë shumë i suksesshëm gjatë këtyre viteve”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje