TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2024, 20:49

Qytetarë të shumtë kryejnë homazhe për Egli Progën në Pogradec, babai dhe motra kërkojnë drejtësi: Duam të vërtetën!

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarë të shumtë kryejnë homazhe për Egli Progën

Qytetarët e Pogradecit kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë.

Në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

Në një prononcim të shkurtër, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, u shpreh babai i Egli Progës.

Gjithashtu gjatë tubimit ka folur dhe motra e Egli Progës e cila tha se kërkon drejtësi dhe se këtë betejë ajo do ta çojë deri në fund.

Ajo i kërkoi dëshmitarëve të ngjarjes të tregojnë të vërtetën dhe sistemit të drejtësisë të marrë vendimin e duhur për autorët.

I ka mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim i mbyllën jetën, do të shkojnë në burg të gjithë, pa asnjë përjashtim, si ata plehra që e dhunuan dhe ia morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët që kërkuan ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra. Kam vetëm një kërkesë për ata që më dëgjojnë sot, për pogradecarët, flisni, mos kini frikë! Tregoni të vërtetat tuaja për banditët që i morën jetën Eglit, dëshmoni sepse ata mund t’iu vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq, tregoni kush i mbron, kush janë kriminelët pas tyre! Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, avokatë, prokurorë, gjyqtarë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe taraf. Mos bëni gabimin ta godisni me shkelma e grushte vëllanë tim, siç bënë barbarët që do të përpiqen t’iu blejnë. Kërkoj drejtësi. Duke filluar nga sot, i bëj thirrje avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë të vijnë të mbrojnë Eglin bashkë me mua”, u shpreh motra e Egli Progës.

Sipas hetimeve, Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. 

Thirrje për homazhe janë bërë në të gjithë qytetet kryesore të vendit, Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan Shkodër, Pogradec, Vlore, Korçe, Fier.

Me slogan “kundër mafies dhe gjobëvënies”, qytetarët bëjnë thirrje për protestë në formë homazhesh për 42-vjeçarin e vrarë.

Lini një Përgjigje