TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2024, 11:41

Skandal te protesta para Bashkisë, militantët e opozitës përzënë medalistët Olimpikë të Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti

Skandal te protesta para Bashkisë, militantët e opozitës

Gjatë tubimit të radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës, disa protestues të PD-së, kanë ofenduar dhe kanë larguar nga ambientet para bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike. 

Sait Prizreni, president i Federates se Mundjes, Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësit që i dhanë medalje olimpike Shqipërisë, dhe Zelimkhan Abakarov po mundës, si dhe trajneret Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi kanë mundur të realizojë foton, por protestuesit i janë afruar dhe i kanë përzënë sportistët mes të bërtiturave.

Protestuesit kanë larguarmedalistët olimpike, ndërsa protagonist në video është edhe Sali Lusha, ish-truproja i Sali Berishës’

I ka çau ai plehra... i ka çu... i përdorin...!’- dëgjohet të thotë Sali Lusha.

E pashpjegueshme përse protestuesit larguan sportistët që nderuan Shqipërinë.

 

Lini një Përgjigje