TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2025, 11:15

Rrugët e ‘florinjta’ pa ndriçim dhe sinjalistikë po marrin jetë të rinjsh!

Shkruar nga Pamfleti

Rrugët e ‘florinjta’ pa ndriçim dhe sinjalistikë po

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri ka reaguar pas aksidentit tragjik në Fushë-Prezë ku humbën jetën 4 të rinj.

Ai shkruan se rrugët pa ndriçim dhe pa sinjalistika vijojnë të marrin jetë njerëzish, ndërkohë që po hidhen miliona euro për rrugët e florinjta.

Xhaferri shprehet se kjo tragjedi na kujtoi edhe njëherë që korrupsioni nuk ka pasoja vetëm në taksat tona por edhe në jetët tona.

“Në një kohë që hidhen miliona euro në rrugët tona të florinjta, po këto rrugë po vijojnë të marrin jetë  të rinjsh.

Katër djem të rinj nga mosha 20 deri ne 24 vjeç, Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi  humbën jetën tragjikisht në një aksident të rënë ku makina e tyre u përplas me një betoniere në aksin rrugor Fushë Krujë -Vorë.

Rruga pa ndriçim dhe pa sinjalistikë është shkaku kryesor i këtij aksidenti tragjik.

Kjo tragjedi na kujtoi edhe njëherë që korrupsioni nuk ka pasoja vetëm në taksat tona por edhe në jetët tona”, shkruan Xhaferri.

Lini një Përgjigje