
Gazetari Julian Kasapi ka dhënë disa detaje nga dosja “Bajri” që sipas tij, janë prova që prokuroria e Shkodrës i ka patur që në 2018.
Sipas gazetarit, në 2018 është marrë në pyetje e dashura e Safet Bajrit dhe më pas është lënë e lirë, megjithëse prokuroria kishte provat se ajo kishte drejtuar makinën me të cilën u largua Safet Bajri nga ngjarja ku u vra Fatbardh Lici.
"Sipas prokurorisë është bërë dallimi tek disqet e automjeteve. Është bërë dhe ndjekja e automjetit, ka shenja dalluese nga prokuroria, është ndjekur deri në zonën e Pularisë, ajo që të bën përshtypje është se prokuroria i ka kryer hetimet që në 2018, ëshytë marrë në pyetje dhe e dashura e Saferit që drejtonte këtë makinë. E kanë lënë të lirë nga 10 gushti ka patur prova nëpërmjet videove, është konsultuar dhe me google maps dhe e kanë lënë të lirë.
Që prej 2018 nuk janë bërë veprimet jo vetëm për këtë ngjarje, i kanë pikënisjet shumë më herët, ka disa vrasje më herë, sipas prokurorisë janë bërë nga Safet Bajri, që vrau dhe mikun e tij Asmer bilali. E ka marrë në pyetje dhe ska bërë asgjë tjetër", tha ai në emisionin “Open” në News24.
Lini një Përgjigje