TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2025, 20:12

Dosja ‘Partizani’, Berisha e Malltezi rrezikojnë 10 vite burg; avokati tregon detajet

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Partizani’, Berisha e Malltezi rrezikojnë 10 vite burg;

Dosja ‘Partizani’, e cila ka nën akuzë ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndodhet në GJKKO, atje ku janë zhvilluar disa seanca, në kuadrin e procesit paraprak.

Do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë se çfarë do të ndodhë me dosjen e SPAK, nëse ajo do të kalojë për gjykim, do të mbyllet apo do të rikthehet për hetime.

Avokati Edmond Petraj duke folur në Report TV tha se gjyqtari paraprak është më i rëndësishmi në këtë proces pasi vendos fatin, ndërkohë që Berisha dhe dhëndri i tij rrezikojnë mbi 10 vite burg nëse vërtetohen akuzat e SPAK.

 “Dosja ‘Partizani’ është në proces të seancës paraprake.

Gjyqtari i kësaj gjykate shikon dosjen hetimore, nëse kanë qenë veprime të rregullta hetimore, dhe pasi dëgjon të gjitha pretendimet e palëve del me një vendim. Gjyqtari paraprak është më i rëndësishmi i procesit.

Ky përcakton fatin e dosjes dhe të personave që janë marrë të pandehur. Uroj të mos kemi dështim me këtë dosje në disa persona të veçantë", thotë avokati Petraj.

Lini një Përgjigje