TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2025, 16:28

“Rrezikon burg përjetë”, gazetari tregon si u ra në gjurmët e Lul Berishës: U desh ndjekje disa javore për zbulimin e vilës ku qëndronte

Shkruar nga Pamfleti

“Rrezikon burg përjetë”, gazetari tregon si u ra në

Gazetari Sokol Bregu, ka treguar detaje nga ekstradimin i ish-kreut të bandës së Durrësit nga Spanja, Lulzim Berisha.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Berisha akuzohet për dy vrasje të bujshme.

Për shumë kohë dinin vendin e tij ku strehohej, duhej një ndjekje disa javore deri sa arritën ta gjejnë, mënyra si e gjetën atë ditë do e transportonte në një vendbanim tjetër, ishte me një pasaportë të falsifikuar dhe u kap në një prej qyteteve bregdetare në një vilë luksoze në Spanjë.

Mbrojtësit e tij kërkuan të mos ekstradohet për shumë arsye, për arsye sigurie, lidhur me hakmarrjen që mund të rrezikonte, por të tria gjykatat, të tria shkallët e gjyqësorit vendosën për ekstradimin e tij. Akuza që rëndojnë mbi të është për pjesëmarrje dy vrasje.

Ajo e Klodian Salihut për të cilën nuk u gjykua asnjëherë në procesin e vitit 2007 në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe ajo e një tjetër biznesmeni, e Vajdin Lames, me një minë të telekomanduar që rrëzoi pothuajse dy kate në mes të Tiranës.

Këto vrasje u zbardhën prej dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.

Janë krime që automatikisht të çojnë në burgim të përjetshëm nëse shpallesh fajtor për të”, tha ai.

Sipas gazetarit, Lulzim Berisha nuk donte të kthehej në Shqipëri. Ai tha se është një dëshmi e Luftar Reçit që thotë se unë e ndihmova për të kryer një krim ndaj Klodian Salihut që ishte armik kryesor i tij, pasi kishin qenë shokë dhe ishin kthyer në armiq të betuar.

Reçi thotë se unë i dhashë Lulzim Berishës një bombë e cila shërbeu për të vrarë Vajdin Lamen. Nuk ka një informacion publik që Lulzim Berisha ka prona në Shqipëri dhe aktivitet të dendur financiar. Po të ketë, SPAK i ka instrumentet për të gjetur se çfarë ka në Shqipëri”, tha ai.

Lulzim Berisha mbërriti në Rinas gjatë orëve të mbrëmjes së të martës, ndërsa ka humbur betejën me autoritetet gjyqësore në Spanjë për kundërshtimin

Lini një Përgjigje