TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2025, 11:29

“Nuk kreu hetime dhe abuzoi me detyrën”/ Altin Dumani kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kreu hetime dhe abuzoi me detyrën”/ Altin Dumani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për të shqyrtuar kërkesën e Komisionerit Publik, i cili kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj.

Institucioni i Prokurorit Publik në këtë seancë përfaqësohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë dhe kompetencat e këtij institucioni pas përfundimit të procesit të vettingut.

Altin Dumani në këtë seancë ka listuara pretendimet e zbuluara nga Komisioneri Publik, në të cilën janë zbuluar mangësi të theksuara dhe tejkalimi të kompetencave nga kryeprokurori i Lezhës, Erjon Shehaj.

Dumani gjatë seancës është ndalur dhe tek shtylla e aftësive profesionale dhe ka renditur dosjet e Erjon Shehajt që janë konstatuar me problematika.

“Kërkoj ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erjon Shehaj”, u shpreh në seancë drejtuesi i SPAK, i cili ka marrë kompetencat e Institucionit të Prokurorit Publik pas përfundimit të procesit të vettingut.

Gjatë renditjes së shkeljeve të Kryeprokurorit të Lezhës, Altin Dumani u ndal tek dy çështje të hetuara nga Erjon Shehaj, në të cilat sipas tij janë konstatuar shkelje.

Dumani deklaroi gjatë seancës në KPA se Shehaj nuk ka kryer hetime për një rast të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt, duke favorizuar pozitën e të akuzuarit.

Ndërsa për një çështje të 2017, sipas kreut të SPAK, rezulton se 2 persona janë dënuar dy herë për të njëjtat vepra penale.

“Subjekti nuk ka dhënë shpjegime bindëse për çështjet. Shkeljet e konstatuara janë kryesisht në kriterin profesional. Për një nga çështjet hetimore, Shehaj nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Bëhet fjalë për një dosje të vitit 2014 për akuzat e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës.
Kallëzues në këtë çështje ka qenë një punonjës policie, por Shehaj e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, jo atë të kanosjes. Kjo edhe pse ka pasur të dhëna që kallëzuesi ishte ndjerë i kërcënuar për shkak të detyrës. Shehaj nuk ka kryer veprime hetimore, duke mos sekuestruar kamerat e sigurisë”, mësohet të jetë shprehur Dumani.

Lini një Përgjigje