TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2025, 20:01

Ç’po ndodh me dosjen e 21 janarit? Avokati zbulon detaje: SPAK po skanon çdo person

Shkruar nga Pamfleti

Ç’po ndodh me dosjen e 21 janarit? Avokati zbulon detaje: SPAK po

Dosja e 21 janarit që ndodhet në duart e SPAK konsiderohet si një nga ccështjet e nxehta që Prokuroria Speciale duhet t’i japë përgjigje, edhe pse kanë kaluar 14 vite nga ngjarja ku mbetën të vrarë 14 protestues.

Avokati Edmond Petraj në studion e Report Tv, zbuloi se në çfarë faze ndodhen këto hetime.

"21 janari, SPAK po skanon çdo person të përfshirë. Plus po bëhet analiza e audios që po kalon në skaner të mirëfilltë ekspertët për të nxjerrë autenticitetin që ka ai përgjim, edhe pse nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Nëse faktohen zërat atëherë kemi fshirje të provave, kemi heqje të murit rrethues, kangjellat, që bënin rikoshetë e kanë vrarë persona të ndryshëm”, thotë Petraj

 

Lini një Përgjigje