TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2025, 22:10

Vrasja e Fatbardh Licit, gazetari: Provat për Bajrat ishin që në 2018, pse nuk u veprua për 7 vjet?

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Fatbardh Licit, gazetari: Provat për Bajrat ishin që në

Gazetari Julian Kasapi ka zbardhur disa detaje nga dosja “Bajri” që sipas tij, janë prova që prokuroria e Shkodrës i ka patur që në 2018.

Në emisionin “Open”, Kasapi tha se në 2018 është marrë në pyetje e dashura e Safet Bajrit dhe më pas është lënë e lirë, megjithëse prokuroria kishte provat se ajo kishte drejtuar makinën me të cilën u largua Safet Bajri nga ngjarja ku u vra Fatbardh Lici.

Sipas prokurorisë është bërë dallimi tek disqet e automjeteve. Është bërë dhe ndjekja e automjetit, ka shenja dalluese nga prokuroria, është ndjekur deri në zonën e Pularisë, ajo që të bën  përshtypje është se prokuroria i ka kryer hetimet që në 2018, ëshytë marrë në pyetje dhe e dashura e Saferit që drejtonte këtë makinë. E kanë lënë të lirë nga 10 gushti ka patur prova nëpërmjet videove, është konsultuar dhe me google maps dhe e kanë lënë të lirë.

Që prej 2018 nuk janë bërë veprimet jo vetëm për këtë ngjarje, e cila i ka pikënisjet shumë më herët. Ka disa vrasje më herët, sipas prokurorisë janë bërë nga Safet Bajri, që vrasjen e Fatbardh Licit ja faturoi mikut të tij Asmer Bilali. Prokuroria e ka marrë në pyetje dhe ska bërë asgjë tjetër”, tha Kasapi.

Lini një Përgjigje