TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 11:20

Roven Zeka u arrestua nga SPAK, emërohet drejtori i ri i Policisë Rrugore në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Roven Zeka u arrestua nga SPAK, emërohet drejtori i ri i Policisë
Roven Zeka

Lorenc Shehu do të zëvendësojë Roven Zekën përkohësisht në krye të Policisë Rrugore pas arrestimit të këtij të fundit nga SPAK për korrupsion.

Roven Zeka erdhi në krye të komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë në Dhjetor të 2024, pasi më herët kishte shërbyer në qytetin e Elbasanit. 

Ai ishte pjesë e trupës që ripërtëriu 48 drejtuesit e komisariateve në vend sipas modelit të emërimit me konkurrim, që u aplikua për herë të parë pas ndryshimeve ligjore dhe pas emërimit të Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit.

Si ndodhi ngjarja:

Prokuroria e Posaçme thotë se në datën 16 Prill 2025 në Tiranë ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy makina. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore pesë personat që udhëtonin në njërin nga makinat.

Arrestimi i 3 oficerëve dhe shefave të Policisë Rrugore për korrupsion erdhi pas përgjimeve që janë kryer dhe provave të siguruara.  Në dosje thuhet se ka qenë Oficeri i Policisë, Edison Tabaku i cili ka kryer veprimet hetimore.

Duke qenë se ai e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin. Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”.

Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen.

 

 

 

spak emërohet drejtori i ri i policisë rrugore në tiranë roven zeka

Lini një Përgjigje