TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 11:13

Çfarë po fsheh Policia në atentatin e Shkozës dhe pse u lakua sërish emri i Ervis Martinajt?

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po fsheh Policia në atentatin e Shkozës dhe pse u

Heshtja e institucioneve dhe manipulimi mediatik si mjet për të mbuluar të vërtetën...

Çfarë po fsheh policia e Shtetit në antentatin në Shkozë ku mbeten të plagosur 4 persona, mes tyre dy të mitur?

Pse u përfol gruaja e të ndjerit Roan Brahimaj?

Pse mediat afër Ramës u ngutën të përfshijnë Ervis Martinaj, dhe shkuan deri aty sa aluduan se ai mund të jetë gjallë, ndërkohë që Kryeministri pati premtuar zbardhjen e zhdukjes së tij brenda dy muajve, ndërkohë që po mbushen 3 vite nga ngjarja e bujshme?

A ka lidhje atentati në Shkozë me tenderët e armëve dhe fishekëve të Policisë apo në shenjestër ka qenë një eksponent i njohur i botës së krimit, në kërkim nga SPAK?

Pse hesht Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda

Katër të plagosur, mes tyre dy fëmijë të mitur, dhe mbi 30 plumba të shkrehur në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Ngjarja e rëndë e 17 prillit 2025 në Shkozë ngre shumë pikëpyetje që Policia e Shtetit vazhdon t'i shmangë, ndërsa drejtori i saj, Ilir Proda, ka zgjedhur rrugën e heshtjes.

Pavarësisht se atentati nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Ervis Martinajn, emri i tij u lakua me shpejtësi nga mediat pranë Kryeministrit Rama. Kjo strategji mediatike përdoret për të shmangur vëmendjen publike nga e vërteta, duke spekuluar se Martinaj mund të jetë ende gjallë, edhe pse kanë kaluar pothuajse tre vjet që nga zhdukja e tij e mistershme.

E vërteta e hidhur është se, nën zë, në zhdukjen e Ervis Martinajt është përfolur edhe vetë Kryeministri Rama dhe njerëzit pranë tij, të cilët thuhet se synojnë të marrin kontrollin e biznesit tejet fitimprurës të basteve sportive, një biznes që Kryeministri ka dhënë shenja se do ta rihapë së shpejti.

Atentati në Shkozë duket se nuk është thjesht një akt kriminal i rastësishëm. Moszbardhja e autorëve dhe fshehja e motivit të vërtetë nga ana e policisë, ngrenë dyshime të forta se pas këtij sulmi fshihen interesa të forta kriminale dhe korruptive, të cilat Policia dhe qeveria Rama po përpiqen me çdo mënyrë t'i fshehin në sytë e publikut.

Heshtja e institucioneve dhe mungesa e transparencës janë alarmante dhe sugjerojnë se krimi dhe politika po bashkëjetojnë në mënyrë të rrezikshme. Është koha që qytetarët të marrin përgjigjet që meritojnë dhe të ndërpritet keqpërdorimi mediatik i emrave që shërbejnë për të manipuluar opinionin publik./Pamfleti

atentati 4 të plagosur policia ervis martinaj

Lini një Përgjigje