TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 09:39

Fushata elektorale, Andi Bushati: Kurthi i Ramës ku po bie PD-ja

Shkruar nga Pamfleti
Fushata elektorale, Andi Bushati: Kurthi i Ramës ku po bie PD-ja
Rama dhe Bushati

Analisti Andi Bushati teksa analizuar  ligjërimin e Ramës, tha që kryeministri është i gatshëm të flasë për gjithçka, qoftë edhe nuditetin e vet, vetëm t’i shmanget bilancit 4-vjeçar qeverisës.

Sipas tij fajtore është edhe PS që e ndjek nga pas Ramën dhe nxjerr në tribunë Ilir Vrenozin. Sipas analistit Rama e di shumë mirë se çfarë po bën dhe ka një strategji për fushatën.  

“Gjëja më e thjeshtë është të bësh kritikën e kësaj gjëje. Pra s’përdoren të tillë terma për kundërshtarët, aq më tepër për njerëz vunerabël, etj. etj., dhe s’ka gjë më të thjeshtë se të distancohesh. Problemi është që njerëz që kanë një respekt për veten, për atë që është procesi llogaridhënies, që ndodh një herë në katër vjet, a duhet të bien në kurthin që të ndjekin nga pas rrugaçërirat e Ramës, apo ta kthejnë fushatët në binarët e normalitetit.

Për mua më fajtore është PD që ndjek nga pas Ramën dhe nxjerr në tribunë Vrenozin, se sa Rama që tenton të korruptojë Vrenozin. Rama është i gatshëm të flasë për gjithçka, qoftë edhe nuditetin e vet, vetëm t’i shmanget bilancit 4-vjeçar qeverisës. Duke thënë këto dhe duke u marrë opozita a na i korruptoi apo jo Vrenozin, Rama ia ka arritur qëllimit. 

Televizionet e dirigjuara nga Rama, nga makineria e propagandës së Ramës, ashtu si vet Rama janë të gatshëm të flasin për çdo gjë, vetëm për një gjë jo, si është qeverisur ky vend në katër vjet. Rama është një autokrat me axhendë të përcaktuar dhe e luan mjeshtërisht rolin e vet prej autokrati.

Rama e di çfarë po bën, ka strategji për fushatën. S’kam premtime për t’u bërë, as llogari për t’u dhënë, shijoni cirkun dhe festën, dhe kjo është fushata. Përveç kapeles me nr.1 të Berishës nuk shoh asnjë risi në fushatën e PD. PD ka fushatë thellësisht politike. PD po e ndjek si demi copën e toreadorit, atë që po bën Rama”., tha Bushati.
Ai u shpreh se spektakli duhet në një fushatë, po jo pa thelb, por si veshje të thelbit.

Bushati tha se në fushatën e PS kemi parë shembuj perversë dhe banalë të Zegjinesë dhe kandidates së Shkodrës që ngjall të vdekurit nga varri për të votuar PS-në. 

 

andi bushati rama pd

Lini një Përgjigje