TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2025, 22:03

Nesër vendimi për dosjen "Partizani", Meçe: Nuk ka më zvarritje, dosja kalon për gjykim

Shkruar nga Pamfleti

Nesër vendimi për dosjen "Partizani", Meçe: Nuk ka

Analisti Arben Meçe ka komentuar tërheqjen e Gjykatës së Posaçme për vendim lidhur me dosjen “Parizani”.

GJKKO do të vendosë nesër nëse do të kalojë ose jo dosjen për gjykim. Meçe u shpreh se tani pritet vetëm vendimi, pasi sipas tij, nuk mund të ketë më zvarritje seancash.

“Gjyqtarja ka mbyllur seancën paraprake për procedim dhe tani është tërhequr për vendim. Pra është mbyllur procesi i seancës paraprake tani dhe u rrëzua kërkesa e avokatit për vlefshmërinë e provave. Gjyqtari i seancës paraprake nuk hyn te provat, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, atë e bën vetëm gjyqtari i themelit. Pra në seancë paraprake nuk shprehet për pavlefshmëri provash. Tani gjyqtarja është tërhequr për vendim, është çështje proceduriale. Procedurat deri tani janë konsumuar dhe gjykata është shtyrë për vendim, pra nuk mund të ketë më shtyrje seance me procedurë. Nesër vendoset kalimi i çështjes për gjykim, por kjo nuk do të thotë se të akuzuarit janë fajtorë”, u shpreh Meçe për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje