
Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se ndërtimet e panumërta në Tiranë po vënë në rrezik jetën e banorëve të kryeqytetit.
Gjatë një debati me Belind Këlliçin, ai tha se kullat duhen shembur me tritol.
“Edhe kandidati që kundërshton modelin Veliaj rrezikon të bëhet pre e presionit të oligarkëve për të vazhduar idenë se Tirana duhet të vazhdojë të ndërtojë. Unë jam që edhe këtyre kullave që kemi t’i vëmë minat, se njerëzve po u shkurtohet jeta dhe po u merret ajri”, tha Bushati.
Më tej ai ka pasur një debat me Belind Këlliçin, i cili prezantoi programin e tij.
Lini një Përgjigje