
Nuk ka më asnjë dyshim se rikthimi i basteve sportive bëhet për interesa meskine. Dje Edi Rama e tha se ky proces do drejtohet nga Fidel Ylli dhe ky i fundit duket se ka zgjedhur kompanitë pa u miratuar ende ligji.
Nga ana tjetër, do të bëhet dhe një manovër me përqindjen që do u mbahet qytetarëve. 15 për qind do i marrë një strukturë që do drejtohet nga Fidel Ylli me shokë.
“Po të shikosh ligjin e kompanive të basteve para se të mbylleshin, ishte bërë një ligj i standardeve europiane por duke qenë se jetojmë në Shqipëri në një vend ku korruptohet kushdo, ato kishin dalë jashtë kontrollit që në kohën e PD-së por edhe më pas. Nëse ligji thoshte se një pikë bastesh duhet të jetë 300 metra larg pikës tjetrës, ti i kishte ngjitur. Me ligjin e ri, lojtari do paguajë 15% të asaj që do fitojë, që deri dje nuk ka qenë”, tha Ylli.
Ajo që ngre shumë dyshime se kemi të bëjmë me një afër është se paratë që do mblidhen nuk do të shkojnë për qeverinë por, për një agjenci e cila presupozohet që do i investojë në sport.
“Ka një të mirë, kompanitë e basteve kanë qenë edhe më parë, në ligj thuhet që 0.4% e fitimit të kompanive të basteve, do të derdheshin në numrin e llogarisë të ministrisë për t’ja dhënë sportit. Këto vinin në buxhet dhe përdoreshin për të përbyllur problematikat e tjera të paparashikuara. Tani kjo ka një të mirë, jo vetëm që do ketë kontroll përmes celularit dhe internetit por kryeministri e tha edhe dje që ne do hapim kompanitë e basteve dhe ato para nuk do shkojnë në buxhetin e shtetit por do menaxhohen nga një agjenci në krye të së cilës do jetë një komision. Që ne të dimë se ku do investohen këto para që vijnë nga taksat që paguajnë kompanitë e basteve”, tha Fidel Ylli në “Report tv”.
Më tej duket se Ylli i ka piketuar dhe ata që do marrin licencat. Sipas tij, qeveria do japë afro 5 licenca për kompanitë e basteve.
“Nuk ka monopol apo oligopol, do ketë kritere të forta, Ti që merresh me këtë punë, ke një hsitorik të ngjashëm, ke eksperiencë, apo di si përdoret serveri. Do ketë rregulla të rrepta dhe të forta. Nuk do jetë monopol i asnjë firme apo i qeverisë, por do ketë rreth 5, 6 apo 7 licenca”, tha Ylli.
Lini një Përgjigje