TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2023, 22:12

Sondazhi/ Shumica e qytetarëve mendojnë se korrupsioni dhe krimi janë rritur ndjeshëm

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Shumica e qytetarëve mendojnë se korrupsioni dhe krimi

Korrupsioni në Shqipëria vijon që të mbetet një problem për qytetarët shqiptarë. Në sondazhin e institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv qytetarët shqiptarë të pyetur sesi e gjykojnë nivelin e korrupsionit krahasuar me një vit me parë 46% e të anketuarve thonë se është në rritje.  Por 31% e shqiptarëve të pyetur mendojnë se niveli i korrupsionit në vend ka qenë në ulje, krahasuar me një vit më parë. 19% e qytetarëve të pyetur thonë se është njësoj, ndërsa 4% mendojnë se është qartësisht në ulje.

Po ashtu, më shumë se gjysma e shqiptarëve janë të shqetësuar dhe mendojnë se kriminaliteti në Shqipëri është në rritje, krahasuar me një vit më parë. Kështu sipas rezultateve të sondazhit të institutit italian Piepoli 52% e qytetarëve të anketuar mendojnë se niveli i kriminalitetit në Shqipëri në krahasim me një vit më parë është në rritje. 28% prej tyre mendojnë se kriminaliteti është në ulje, ndërsa 16% thonë se është njësoj. Ndërkohë vetëm 4% prej tyre thonë se niveli i kriminalitetit në Shqipëri është qartësisht në ulje, krahasuar me një vit më parë.

sondazhi krimi korrupsioni

Lini një Përgjigje