
Duke komentuar aktualitetin politik, gazetari Mentor Kikia, deklaroi në një emision se Edi Rama kishte Berishën dhe Metën rivalët më fantastikë për të bërë luftën e tij pasi ka fituar dy palë zgjedhje.
Tani me nxjerrjen e tyre nga skena politike, rriten shanset që persona të cilët nuk mbështetin Berishën dhe Metën, por nuk duan t’i japin Ramën një mandat të katërt, të mbështesin “opozitën e re.”
“Gjithë kësaj historie jam i prirur t’i shikoj anën pozitive. Ai grup njerëzish që shpreson ta tërheqë opozita e re…opozita e re është përgatitur të tërheqë njerëzit që nuk mbështetin Ramën, Berishën dhe Metën, dhe nuk janë pak. Me nxjerrjen e Berishës dhe Metës nga skena, krijon mundësi që ky grup që nuk mbështet Ramën për një mandat të katërt, të mbështesë këtë opozitë të re. Rama është i mërzitur me arrestimin e Metës sepse i bie tabela. Që thotë “unë para, këta të dy mbrapa”. Rama nuk ka rivalë tani që të tregojë me gisht. Rama kishte Berishën dhe Metën rivalët më fantastikë për të bërë luftën e tij. Me këta ka fituar dy zgjedhje. Vija e kuqe e evropianëve dhe ndërkombëtarëve ishte Berisha dhe Meta. Me rënien e dyshes Berisha Meta kush tha që ndërkombëtarët nuk mund të mbështesin opozitën pa Berishën kandiadat për kryeministër?”, tha ai në “Quo Vadis”.
Lini një Përgjigje