TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 21:54

“Lazëri nuk e rruan fare, që te pafajësia e Bashës”, Elton Qyno zbulon bisedat në “Sky Ecc” që do të tronditin drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

“Lazëri nuk e rruan fare, që te pafajësia e

Gazetari Elton Qyno ka paralajmëruar tërmet sa i takon zbërthimit të bisedave në “Sky Ecc” nga SPAK.

Flitet se prokurori do të godasë shumë fort në sistemin e drejtësisë, pasi aty dalin emra gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Në rrjetet sociale, Qyno ka treguar një bisedë që del aty për një gjyqtar, i cili dikur shpalli të pafajshëm Bashën për lobimet në SHBA dhe lidhjet me rusët.

Meqenëse jemi në ethet e humbjes se galaktikëve dhe sigurisht humbjen e Topit të artë nga "Vinicius", ndërkohë në një dosje të SPAK, zhvillohet në aplikacionin "Sky" një bisede serioze për zgjidhjen e një çështje të komplikuar si me poshtë vijon:

Personi A: ...nuk janë lojtarë të Peqinit..., ata luajnë me Galaktikët...

Personi B: Lazëri nuk e rruan fare, që te pafajësia e Bashës, janë mësuar gjyqtarët e Tiranës, çudia më e madhe 3 ditë zgjat...”, shkruan Qyno.

 

Lini një Përgjigje