
Analisti Mentor Kikia duke komentuar protestën e opozitës në gjashtë segmente rrugore të vendit, deklaroi se kauza e opozitës për qeveri teknike mund t’i japë zgjidhje situatës.
I ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Kikia tha se qeveria teknike do të ishte një zgjidhje e mirë për ngërçin që përfshin gjithmonë Shqipërinë pas zgjedhjeve, që është mosnjohja e rezultatit.
Sipas tij qeveria teknike i heq humbësit alibinë e humbjes, dhe i heq nga duart partisë në pushtet të përdorë administratën në zgjedhje.
Pjesë nga biseda:
Kikia: Duke qenë se qeveria teknike është kauza e opozitës sot është një mundësi e mirë për t’i dhënë zgjidhje një ngërçi të madh siç është mospranimi i rezultatit. Kur ishte PS në opozitë ishte greva e çadrave: Hap kutitë ose largohu. Opozita sot është e përgatitur të mos i njohë zgjedhjet. Tjetër element është pabarazia në zgjedhje. Sot të gjithë kabinetin qeveritar e ke me kohë të plotë të fushatë, dhe i ke me shpenzimet e qeverisë. Ministra që paguhen si ministra por punojnë për partinë. Ndërkohë që partia dhe qeveria janë institucione të ndara, ndërsa te ne janë ngjizur. Qeveria teknike do të krijonte shkëputjen e këtij mekanizmi. Qeveria teknike do t’i hiqte humbësit alibinë për të mos pranuar rezultatin. Kryeministri ka vendosur edhe sa mandate do marri, fare mirë mund të pranojë qeverinë teknike dhe t’i thotë opozitës nesër pranoje rezultatin.
Borakaj: Mund ta bëjë Rama sot?
Kikia: Pas çdo procesi zgjedhor kemi probleme pastaj me njohjen e zgjedhjeve. Qeveria teknike do të ishte hapi i parë për të shkuar drejt normalizimit të situatës. Në Kosovë të dielën bëhen zgjedhjet të martën kemi rezultatin, te ne zgjat me javë debati. Unë nuk them se qeveria teknike “pjell” vezën e kuqe dhe an bën evropiane, por të ishte hap shumë serioz përpara për të lënë pas një ngërç të madh. Unë mendoj se qeveria teknike do të ishte një zgjidhje shumë e mirë, për të shkëputur përdorimin e administratës nga çdo parti.
Borakaj: Mendon se reduktohen këto?
Kikia: Qëllimi ky është që ministri teknik i Brendshëm të urdhërojë policinë që mos heqë kapelën e të marrë pjesë në fushatë
Lini një Përgjigje