TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 22:05

Nuk ndalet opozita, Alfred Lela: Mes opsioneve të mosbindjes civile edhe mësymja në Surrel

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet opozita, Alfred Lela: Mes opsioneve të mosbindjes civile edhe

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka folur rreth përshkallëzimit të mosbindjes civile të thirrur nga Partia Demokratike.

Ai tha se në “menynë” e protestës do të jetë edhe vajtja në Surrel ku ndodhet edhe banesa e kryeministrit Edi Rama.

Është në menynë e opsioneve të Partisë Demokratike dhe opozitës edhe vajtja në Surrel. Ka qenë është dhe do të jetë. Se kur e ka kohën nuk e di.

Është në meny, por se kur i vjen koha asaj gjelle të menysë, atij instrumenti që zoti Berisha ka përmendur si instrumente të mosbindjes civile, ne do e shikojmë në varësi të rrethanave, të situatave dhe në varësi të asaj që ka opozita si kryetemë, një qeveri teknike e cila nuk ia jep pushtetin as Mulit, as Saliut as Arianit dhe as Alfredit, por të thotë që në këtë vend pushtetet mund të merren me garë të hapur e të ndershme”, tha Lela në Euronews.

Lini një Përgjigje