TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 22:00

“Rruga nacionale nuk është vend për tubim”, Karamuço tregon se çfarë ligji u shkel sot

Shkruar nga Pamfleti

“Rruga nacionale nuk është vend për tubim”,

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar tubimin e sotëm të opozitës. Ai tha se protestuesit realizuan mosbindjen civile duke shkelur ligjin e tubimeve.

Karamuço u shpreh se ky ligj njeh tre vendet se ku organizohet tubimi, por në mënyrën se si bëhet kërkesa për të organizuar ka një “kleçkë ligjore”.

“Çfarë ligji u shkel sot. Ne kemi një ligj për tubimet. Ky ligj njeh tre vende ku mund të bëhet tubimi: sheshet publike, sheshe dhe mbikalime të tjera publike urbane dhe sheshe private, për këto dy të fundit duhet njoftuar.

Këtu ka një problem se njëherë thuhet duhet kërkesë njëherë njoftim. Kjo gjë ka mbetur pezull dhe nuk respektohet e drejta e qytetarit, por interpretohet sipas njërit apo tjetrit pushtet”, tha Karamuço për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje