
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar valë arrestimesh nga SPAK.
Sipas tij, do të ketë goditje të fuqishme deri para fushatës së zgjedhjeve që vijnë.
Sipas tij, do të ketë goditje lidhur me zbërthimin e Sky Ecc, por edhe për dosje korruptive.
“Topi i SPAK ka shkuar majtas, aktualisht që flasim. Por këtë SPAK nuk po e bën se do të mbajë ekuilibra, se nuk mbahen dot më në balancë politikisht. Nuk hyn dot në këtë balancë. Hyn në bazë të dosjeve dhe janë shumë të nxehta. Janë disa që dalin te Sky dhe Encro, sigurisht politikanë të së majtës, krah subjekteve të krimit dhe drejtësisë. Kemi dhe çështje konkrete për abuzime me fondet publike. Disa janë në prag të përfundimit dhe do të ketë masë konkrete. Do shohim në javët në vijim se do ketë zhvillime. Do ketë masë konkrete ndaj disa prej këtyre personave. Unë e kam thënë se do të nisin arrestimet deri para fushatës. Pas fushatës do të ketë dhe 2-3 goditje të mëdha. Janë çështje të planfikuarar nga pikëpamja hetimore në këto fasha hetimore”, tha ai në "Euronews.
Lini një Përgjigje