TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 22:32

“Nuk fiton as PS-ja, as PD-ja”, Llabani bën deklaratën e fortë: Amerikanët kanë zgjedhur qeverinë e re!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk fiton as PS-ja, as PD-ja”, Llabani bën deklaratën e

Gazetarja Anduena Llabani tha se SHBA e ka vendosur se kush do të drejtojë qeverinë në Shqipëri dhe nuk do jetë as nga PD, as nga PS.

Teksa debatoi me drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela, në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ajo e pyeti nëse protesta e fundit e opozitës ishte një lloj rebelimi ndaj këtij vendimi.

Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur disa vizita dhe takime ku SHBA-të duket se e kanë vendosur se kush do të jetë drejtimi në këtë shtet. Mos është kjo protestë e juaja dhe një formë rebelimi për atë se çfarë kanë vendosur SHBA, ka edhe emra konkretë.

Amerikanët kanë vendosur drejtuesin e ri të vendit, as PS, as ju, harrojeni.  jeni ju në dijeni që SHBA ka vendosur? Amerikanët ditët e fundit kanë zhvilluar takime konkrete ku flitet se kush do të jetë drejtues i vendit. S’do jetë as nga juve as nga këta”, tha Llabani.

 

ps-pd

Lini një Përgjigje