TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2026, 17:39

“Rama çarmatosi oficerët e BKH dhe s’i lejoi në Kryeministri”, Gjokutaj: Nëse nuk shkon në GJKKO për “Partizanin”, do merret forcërisht

Shkruar nga Pamfleti

“Rama çarmatosi oficerët e BKH dhe s’i lejoi në

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama përbën një dëshmitar kyç në çështjen “Partizani”, duke theksuar se paraqitja e tij në Gjykatën e Posaçme është thelbësore për zbardhjen e plotë të çështjes.

Gjokutaj u shpreh se thirrja e Ramës nga gjykata shënon një moment të rëndësishëm, pasi dëshmia do të jepet nën betim dhe me përgjegjësi ligjore, ndryshe nga faza hetimore ku, sipas tij, ai nuk u mor në pyetje nga SPAK pavarësisht kërkesave të përsëritura.

Sipas avokatit, në praktikën juridike nuk ka një provë të vetme vendimtare, por të gjitha elementet shërbejnë për të zbuluar të vërtetën. Ai theksoi se roli i Ramës lidhet me periudhën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, kohë në të cilën u mor vendimi për ndryshimin e statusit të kompleksit “Partizani” nga hapësirë sportive në truall ndërtimi.

Gjokutaj shtoi se kryeministri nuk është një dëshmitar periferik, por një figurë qendrore në këtë proces, dhe për këtë arsye dëshmia e tij konsiderohet me rëndësi të veçantë. Ai sqaroi gjithashtu procedurat ligjore në rast se Rama refuzon të paraqitet në gjykatë. Sipas tij, nëse një dëshmitar nuk i përgjigjet dy thirrjeve, atëherë aktivizohet shoqërimi i detyrueshëm nga policia.

“Në konceptin juridik një çështje hetohet dhe prokurori vendos nëse do ta pushojë apo do ta çojë në gjyq. Nuk ka mbretëreshë provash në një proces, të gjitha provat janë në funksion të zbulimit të së vërtetës. Thirrja e Ramës është bërë nga gjykata jo nga SPAK, hetimi ka mbaruar. SPAK për arsye që nuk dua t’u vë emër, duke pasur parasysh sfondin politik të çështjes, SPAK ka qenë mbrojtëse e mazhorancës dhe Ramës, ne e kemi kërkuar disa herë që Rama të pyetet. Rama është dëshmitar kyç në këtë proces, jo një dëshmitar periferik që dëgjoi diçka në një kafe.

E kemi kërkuar pyetjen e tij edhe në përfundim të hetimeve. Rama në cilësinë e kreut të bashkisë mori vendimin për kalimin e klubit partizani nga klub sportiv në truall ndërtimi, kur retorika është e ndryshme, thuhet që ishte Berisha për të favorizuar dhëndrin. Lejen e dha vetë Rama, leje që nuk e zbardhte. Rama si dëshmitar do të jetë nën hetim do detyrohet të thotë të vërtetën. Kjo është vlera e madhe historike e kësaj thirrje. Ai nuk është thirrur kurrë më parë në një gjë të tillë që të mbajë përgjegjësi për atë që thotë.

Vepër penale. Në planin shtetëror, politik kjo do të jetë një nga skandalet më të mëdha. Ai nuk është i pandehur, dëshmitari nuk ka avokat, është aty që të flasë për çështje të caktuara. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, edhe politikanët duhet të mësohen të shkojnë në gjykatë. Gjyqi bëhet në gjykatë në sallën gjyqit. Nëse refuzon të shkojë në gjykatë, bëhet shoqërimi i detyrueshëm. Thirret dy herë dhe nëse refuzon komunikimi bëhet nëpërmjet policisë së shtetit që bën shoqërimin.

Rama ka mjaftueshëm këshilltarë që t’i sqarojnë procedurën. Meraku i Ramës është aspekti politik që deri tani e ka ruajtur të pa thyer “vazon”. Rama çarmatosi oficerët e BKH dhe nuk i lejoi të hyjnë në Kryeministri. Rama duhet të shpjegojë procedurën. Ai ka marrë flamurin për planin rregullues të Tiranës, vendimmarrjet e tij ishin të tilla që kanë ndryshuar shumë gjëra në kryeqytet, një nga këto është edhe “Partizani”, ndërrimin e destinacionit të të cilit e bëri Rama për t’ua dhënë klientëve të caktuar. Duke shpresuar që pronarët do të tërhiqen”, tha Gjokutaj.

gjokutaj rama

Lini një Përgjigje