TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 22:56

Protesta e PD, mbi 20 persona të ndaluar nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD, mbi 20 persona të ndaluar nga policia
Momente nga ndërhyrja e policisë

Të paktën 22 persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së Partisë Demokratike, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit.

Sipas të dhënave paraprake, 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr. 1, ndërsa 4 të tjerë në komisariatin nr. 6. Burime nga terreni bëjnë me dije se pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë të rinj, të cilët janë ndaluar gjatë ndërhyrjeve të policisë për shpërndarjen e turmës.

Pamjet e publikuara nga media tregojnë momente kur efektivët ndërhyjnë mes protestuesve, duke shoqëruar me forcë disa prej tyre, në një situatë të tensionuar pas përplasjeve pranë Kryeministrisë dhe më pas në zonën e Kuvendit.

Gjatë mbrëmjes, disa deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj dhe Ina Zhupa, janë paraqitur në komisariatin nr. 1, ku ndodhet një numër i madh i personave të shoqëruar, për të ndjekur nga afër situatën dhe për të kërkuar informacion mbi ndalimet.

 

polica protesta

Lini një Përgjigje