TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2026, 10:40

DAP 'zbarkon' në terren, kontrolle të imtësishme në burgun e Peqinit

Shkruar nga Pamfleti

DAP 'zbarkon' në terren, kontrolle të imtësishme

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të befasishëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku që prej orëve të para të mëngjesit po zhvillohen kontrolle të imtësishme.

Raportohet se, aksioni është urdhëruar nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe ka përfshirë një mobilizim të gjerë të strukturave operacionale.

Aktualisht, kontrollet po shtrihen në të gjitha ambientet e institucionit, përfshirë qelitë dhe hapësirat e përbashkëta, në kuadër të verifikimeve për sigurinë dhe zbatimin e rregullave.

Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete me forca operacionale, çka tregon përmasën e ndërhyrjes dhe rëndësinë e këtij aksioni në burgun e Peqinit.

Lini një Përgjigje