
Një grup qytetarësh në Lezhë kanë dalë sot në protestë kundër paktit për refugjatë.
Ata marshuan në rrugët e qytetit dhe kërkuan që edhe të tjerë t’u bashkohen për të mos lejuar kthimin e Shëngjinit në kamp refugjatësh.
Në pankartat që binin në sy në këtë protestë shkruhej “Mos e kthe Lezhën në Lampeduza”, “Musafirin e zgjedh unë dhe jo Edi Rama”, apo “Mos ma sill Afrikën, më sill Europën”.
Ish-kryetari i Komunës, Salvador Kaçaj tha përpara të pranishmëve se Rama sjell emigrantët në Lezhë, pasi sipas tij ai e urren veriun.
“Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për "besëlidhje" ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët, që nuk duan as të vijnë në Shqipëri,” u shpreh Kaçaj.
Por protesta u sulmua nga kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu, i cili akuzoi Berishën se nuk mbledh dot më shumë se 10 njerëz.
“Matrapazë politikë opozitarë u shqyen dy ditë e dy net me SMS, rrjete sociale etj., nëpër Lezhe, e bën aq të madhe protestën me nja 40-50 vetë duke tund themelet e pushtetit të Ramës, sepse Bashkinë e benë copë! Nuk ju binden as njerëzit e afërm të gjakut as të partisë”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje