TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 17:12

Dhuna barbare ndaj vogëlushes në kopsht, qytetarët në protestë para Ministrisë së Arsimit

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare ndaj vogëlushes në kopsht, qytetarët në

Qytetarët kanë dalë në protestë për tu solidarizuar me familjen e vajzës 3-vjeçare që u dhuna barbarisht në kopsht.

Vogëlushja theu këmbën, teksa pronarët e kopshtit tentuan të bllokonin dhe hetimet, duke mos marrë përgjegjësi për aktine rëndë. Qytetarët janë mbledhur para MAS dhe kanë kërkuar masa ndaj kopshteve të tilla.

I bëj thirrje prokurorisë që edukatorja të futet brenda. Një kopsht pa licencë në mes të Tiranës, futet në burg një që del e shet dhe ajo me atë kopsht mbetet jashtë. Ku janë organet. Ligjin e ha fukarai dhe i pasuri rri e hap biznese”, tha një qytetare.

Duam kontroll te kopshtet e çerdhet private. Janë bërë si kërpudha. Merren edukatoret e nuk e dimë çfarë kualifikimi kanë dhe punësohen aty dhe nuk e di se si e hanë atë lekë. I kam bredhur çerdhet dhe i kam pyetur me radhë dhe nuk janë të fushës. Ku janë ato diploma?”, deklaroi një tjetër.

“Mos m’i prek fëmijët”, “Mos përfito nga fakti që unë nuk mbrohem dot”, “Ky nuk është sistem i Arsimit, por sistem i krimit”, janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar, e ndërsa njëzëri thërrasin “ndalni dhunën”.

Dhuna barbare ndaj vogëlushes në kopsht, qytetarët në

Lini një Përgjigje