TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 15:22

Gjyqi ndaj Mediut, rrëfehet ish-punonjësi: Në Gërdec edhe raste të tjera zjarri, flakët arritëm t’i shuanim me ujë

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Mediut, rrëfehet ish-punonjësi: Në Gërdec edhe

Punonjësit e “ish-fabrikës së vdekjes” në Gërdec vijojnë të tregojnë sesi bëhej demontimi i fishekëve pa asnjë kusht sigurie. Sot në gjyqin e Fatmir Mediut dëshmuan 8 persona, të cilët kanë rrëfyer ‘masakrën” që bëhej në fabrikë.

Punonjësi Julian Pando tha se kishte pasur edhe raste të tjera të zjarrit, të cilat i kanë fikur me fikëse zjarri dhe ujë. Por sipas tij, ditën e tragjedisë zjarri mori përmasa të mëdha dhe nuk mund ta shuanin.

Më punësoi Dritan Minxolli. Puna ime ishte të mblidhja barutin. Isha përgjegjës i një grupi. Nuk duhet të lija shumë barut në shesh. Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhej me kova, në fazën e dytë me thasë. Na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. S’kishte orar për grumbullimin e barutit, vetëm kur bëhej sasia. Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova. Ish ushtarakët na porosisnin të kishim kujdes, se ishte e rrezikshme. Kishim fikëse dore zjarri, të mëdha e të vogla. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikëse zjarri dhe ujë. Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shumë barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Nuk e di si bëhej transporti. Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikëse. Thashë, kjo flakë nuk shuhet. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve. Nuk kisha kontratë”, tha ai.

Seanca ndaj Ish-ministrit Fatmir Mediu shtyhet në datë 16 ora 10:00, ku pritet të shkojnë shtatë dëshmitarë.

Lini një Përgjigje