
Gazetari Roland Qafoku është shprehur skeptik lidhur me marrëveshjen e vendit tonë me Italinë, për vendosjen në Shqipëri të emigrantëve afrikanë që kthehen nga Italia.
Qafoku tha se vendosja e këtyre emigrantëve në Shqipëri, rrezikon që këtu të plasë trafiku klandestin.
Ai tha gjithashtu se nëse ndodh një ngjarje në vendqëndrimin e emigrantëve, Policia lokale nuk mund ta përballojë.
“Itinerari aty mund të plasë trafiku klandestin. Ata do të vijojnë të dalin nga kampi edhe kundër rregullave. E kemi përvojën edhe me afganët. Këta do ta kenë atë si një pedale për të kaluar në vendet e BE-së, jo për të ndenjur këtu.
Dakord thoni ju që do ta menaxhojë pala italiane, por a e imagjinoni kompetencat apo edhe numrin e policëve në Shëngjin të forcave të sigurisë të Shqipërisë. Po të ndodhë një ngjarje atje? Policia lokale nuk mundet të menaxhojë një ngjarje atje.
Shëngjini nuk është komisariat. Por unë kam merakun e plasjes së trafikut klandestin, ajo shifër rreth 40 mijë nuk është e ulët. Do të vihen në lëvizje trafikantët që do i transportojnë ata në vendet që dëshirojnë”, tha Qafoku.
Lini një Përgjigje