Dosja Partizni ka në qendër Jamarbër Malltezin, i cili është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij kryeministër në atë kohë.

Ish-ministri i Ekonomisë, gjatë qeverissjes së Sali Berishës, Genc Ruli ka mbërritur këtë të hënë në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin e dosjes "Partizani".
Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Fatmir Bektashi dhe të avokatit të tij, Sokol Hazizaj.
Kjo dështoi edhe marrjen e dëshmisë së ish-ministrit i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Violeta Shqevit, të cilët ishin prezentë në sallë.
Gjykata vendosi të njoftojë disa dëshmitarë të kërkuar nga SPAK për seancën e sotme, mes të cilëve ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli, si edhe ish-presidenti i “Partizanit”, Paro Laçi.
Pra për ditën e sotme parashikohet të dëshmojnë:
1-Ylli Pango, ish-ministër i Sporteve;
2-Violeta Shqevi, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Sportit;
3-Paro Laci, ish-president i Partizanit;
4-Genc Ruli, ish-ministër i Energjetikës;
5-Tetis Lubonja, përgjegjëse në sektorin juridik të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave;
6-Altin Ceni, specialist në sektorin juridik të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Seanca pritet të fokusohet në dëshmitë e personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Procesi vijon në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të një prej dosjeve më të debatuara të viteve të fundit në vend
Në këtë dosje të pandehurit kyç janë kryedemokrati Sali Berisha si dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Më herët në SPAK kanë dëshmuar dy ish ministrat e mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ndërsa më parë dëshmoi edhe ish gjenearli brigadës Vladimir Qirjazi i vetmi që kundërshtoi procedurën e privatizimit dhe e pësoi duke u përjashtuar nga Forcat e Armatosura.
Qirjazi para medias tha se kërkesën për të firmosur një procedurë që ai e cilësonte të paligjshme ja kish bërë eprori i tij asokohe ministri Gazmend Oketa. Ai një dëshmitar i çmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë.
Dosja "Partizani" në SPAK
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash.
Dosja Partizani ka kaluar për gjykim më 19 maj 2025.
Berisha akuzohet se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Berisha po gjykohet për ‘korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë’.
Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
Ky mut jo prangat por edhe plumbin kokes e ka pak. Eshte mizerja qe beri minimin e heshtur te ekonomise se Shqipperise e shkaterroi vendin. Nuk e di pse eshte thirrur deshmitar ky qelbesire qe ka qene kapobanda e shkaterrimit e grabitjeve. Kj me jep pershtypjen qe SPAK tall bythen me popullin.
Eh, moj toke e bekuar me popull te mallkuar. Ca hajdute, ca tradhetare, ca spiune, ca imorale, ca gangstere e kondrabandise nuk e di sa te sakte njeres i beten tokes se bekuar.