TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 18:02

Dhuna ndaj 3-vjeçares “zgjon” policinë, kontrolle në kopshte e çerdhe private

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj 3-vjeçares “zgjon” policinë, kontrolle

Dhuna barbare ndaj vajzës 3-vjeçare në një kopsht privat ka “zgjuar” policinë. Kopshti operonte pa licencë dhe shteti nuk ka marrë asnjë masë deri më sot. Por policia vetëm tani është kujtuar të vihet në lëvizje. Teksa ka njoftuar arrestimin e edukatores, policia bën me dije se do të kryejë kontrolle në kopshte e çerdhet private nëse janë të pajisur me licencë.

Njoftimi i policisë

Në vazhdim të veprimeve të thelluara hetimore në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për masën e sigurisë "Arrest në burg",  dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen Majlinda Dehima, 48 vjeçe, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit".

Kjo shtetase dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në një kopësht privat, ku punonte si edukatore.

Ndërkohë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopështe e shkolla private, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.

Policia e Shtetit fton prindërit, mediat e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit e keqtrajtimit të fëmijëve në kopështe, çerdhe e shkolla, duke ju garantuar për reagim të shpejtë e profesional.

Lini një Përgjigje